INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka surpriza, zbuloni si do jetë moti ditët e para të janarit

Ka surpriza, zbuloni si do jetë moti ditët e para të janarit

Publikuar më: 18:54 31-12-2017

Ditët e para të vitit 2018 sjellin rritje të lehtë në të dy ekstremumet termike, ndërsa në disa zona në veri dhe në jug do të ketë reshje shiu, sipas meteoalb.

“E hënë – dt. 1 janar: Dita nis e kthjellet por duke iu afruar mesditës vranësirat shfaqen në Veriperëndim e gradualisht shtrihen në pjesën më të madhe të vendit. Pasditja shton vranësirat në territor duke sjellë reshje të pakta në ekstremet Veri – Jug dhe zonat Lindore deri në orët e natës kur reshjet intensifikohen përkohësisht në pjesën më të madhe të vendit.

E martë – dt. 2 janar: orët e para të ditës mbeten me vranësira e reshje të pakta në Veri – Qendër ndërsa reshje të izoluara në pjesën tjetër të vendit. Mesdita dobëson vranësirat duke izoluar shirat në Veriperëndim - Jugperëndim dhe dëborë të pakët në zona të izoluara në Veri dhe Lindje duke lënë pjesën tjetër të territorit shqiptar me kthjellime e vranësira kalimtare
TABLOJA TERMIKE: ditët e para të vitit 2018 sjellin rritje të lehtë në të dy ekstremumet termike të së hënës por e marta nuk sjell ndryshime të ndjeshme të tyre; ekstremumet termike do luhaten nga -3°C mëngjesi në zonat malore deri në vlerat 13 – 14°C, gjatë mesditës në ultësirën perëndimore”, sqaron meteoalb.

Article Logic
Execution time: 0.0037088394165039