INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin Timberlake  shkëlqeu në performacën e ‘Super Bowl’, mund ta shikoni këtu [VIDEO]

Justin Timberlake shkëlqeu në performacën e ‘Super Bowl’, mund ta shikoni këtu [VIDEO]

Publikuar më: 12:11 05-02-2018

Justin Timberlake mori komandën e hapjes së gjysmëfinales së Super Bowl 2018  të dielën e 4 shkurtit në Stadiumin e Bankës së ShBA në Minneapolis, Minn.

Shfaqja nisi me një prej miqve të Justin, Jimmy Fallon me një Pepsi në dorë teksa mirëpriste shokun e tij në skenë.

Ndërkohë këngëtari u duk sikur doli nga një club prapa skenës me këngën ‘Filthy”,  ndërsa më pas u shfaq në stadium duke performuar "Rock Your Body."

Performamcat e tij të mëpasshme i ndoqën këngët : "SexyBack", "My love" dhe "Cry Me a River". Pastaj u zhvendos në një skenë tjetër për "Suit and Tie" dhe më vonë  performoi " Until the End of Time" në pianon e tij.

Justin gjithashtu performoi ‘I would die for you’ në skenë në nder të këngëtarit Prince. I gjithë stadiumi, i cili ndodhet në qytetin ku Prince ka shtëpinë, u ndez në ngjyrën e purpurt. 

Article Logic
Execution time: 0.0038628578186035