INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju pëlqejnë meshkujt me mjekër? Kur të lexoni këtë artikull do ndryshoni mendim

Ju pëlqejnë meshkujt me mjekër? Kur të lexoni këtë artikull do ndryshoni mendim

Publikuar më: 21:47 22-10-2017

Studimet britanike sjellin lajme të këqija për meshkujt të cilët i kanë dedikuar disa muaj kohë rritjes së mjekrës në përpjekje për t’u dukur më tërheqës, për të patur një jetë më aktive seksualisht dhe përgjithësisht për t’u dukur më mirë. Sipas studimeve në “Censuswide”, 47% e meshkujve me mjekër pranojnë të kenë tradhëtuar partnerën e tyre krahasuar me 20% të atyre që nuk kanë mjekër.
55% e tyre pranojnë se ju pëlqen të përfshihen në zënka fizike, ndërsa 29% e personave pa mjekër zgjedhin të bëjnë paqe. Për sa i përket vjedhjes, 40% e meshkujve me mjekër pranojnë se kanë vjedhur në të shkuarën, ndërkohë që vetëm 17% e meshkujve me mjekër kanë pranuar se kanë vjedhur.
Por lajmi më i keq vjen nga studimi mbi preferencat e femrave. 65% e tyre thonë se e preferojnë mashkullin e tyre pa mjekër, ndërkohë që 35% kanë rrëfyer se do të preferonin më shumë thinjat sesa mjekrën te partneri.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035789012908936