INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm arstistët, ditëlindja e Elvana Gjatës paska bërë bashkë edhe politikanët[FOTO]

Jo vetëm arstistët, ditëlindja e Elvana Gjatës paska bërë bashkë edhe politikanët[FOTO]

Publikuar më: 14:46 06-02-2018

Dita e shtunë ishte dita e Elvana Gjatës, thënë kjo në aspektin se këngëtarja festonte ditëlindjen.

Elvana mbushi plot 31 vjeç dhe pasi pamë urime pa fund nga fansat dhe kolegët e saj VIP, Elvana organizoi në darkë një festë ku normalisht edhe të ftuarit kanë qenë specialë.

Por ajo që ra në sy ishte natyra e të ftuarve, ku ndryshe nga herët e tjera ku jemi mësuar të shjikojmë personazhe nga bota e artit dhe kulturës, kësaj here kasta e të ftuarve në ditëlindjen e Elvanës ishte më e gjerë duke përfshirë këtu edhe figura politike të vendit.

E veshur me një fustan të kuq, me dekolte të theksuar dhe me një të çarë në njërën anë të këmbës, Elvana ka pozuar me thuajse të gjithë të ftuarit specialë.

Pikërisht po të shikojmë fotot e publikuar sot nga Elvana do të vërejmë një pjesëmarrje të disa personazheve nga më në zë të politikës si Shkëlzen Berisha, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Rama, Anita Haradinaj, e shoqja e Ramush Haradinaj, apo edhe Koço Kokëdhima.

Janë të ftuar thjesht për respektin e miqësisë në këtë ditë të shënuar apo Elvana Gjata ka në plane ti futet edhe fushës së politikës?

Asnjëherë nuk i dihet, ashtu siç thotë edhe ajo shprehja amerikane: “Kurrë mos thuaj kurrë”...

sr45thy_w45.PNG

aserg_34.PNG

ftgh45.PNG

sdrth_w45.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266