INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo më mesazhe…çfarë ndodh me WhatsApp

Jo më mesazhe…çfarë ndodh me WhatsApp

Publikuar më: 12:16 22-01-2019

Platforma për dërgimin e mesazheve, WhatsApp do t’i kufizojë të gjithë përdoruesit e saj të dërgojnë një mesazh deri në pesë herë. Një nismë e tillë thuhet së është ndërmarrë për të penguar shpërndarjen e lajmeve të rreme.

Pra nuk do të jetë e mundur të dërgohet i njëjti mesazh tek më shumë se 5 chate apo kontakte që ju keni në telefon.

Platforma e poseduar nga Facebook-u ka nisur ta zbatojë këtë politikë në Indi prej gjashtë muajsh. Deri tani, përdoruesit në mbarë botën kanë mundur ta dërgojnë mesazhin e njëjtë deri në 20 herë.

Përditësimi i rregullave të platformës u bë publik gjatë një eventi në Xhakartë të Indonezisë.

“Kufizimi i pëcjelljes së mesazheve i redukton ndjeshëm mesazhet e dërguara në të gjithë botën”, tha për BBC-në një zëdhënëse e WhatsApp.

Kompania më tej theksoi se vendimi do të shpërndahet në të gjithë botën.

WhatsApp i cili deri më sot ka rreth 1.5 miliardë përdorues, po përpiqet të gjejë mënyra për të ndaluar keqpërdorimin e aplikacionit, duke ndjekur shqetësimin botëror se platforma është duke u përdorur për të përhapur lajme të rreme, fotografi të manipuluara, video pa kontekst dhe mashtrime audio.

Article Logic
Execution time: 0.0032608509063721