INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzat për korrupsion, pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Rrogozhinës

Akuzat për korrupsion, pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Rrogozhinës

Publikuar më: 13:36 22-01-2019

Pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Rrogozhinës, Ibrahim Bejo. Burimet mediatike bëjnë me dije se Bejo është pezulluar për shkak të një hetimi të nisur nga ana e Prokurorisë së Kavajës për korrupsion.

Bejo ishte zgjedhur në krye të këtij institucioni më janar të 2018-ës, ndërsa vendimi është marrë nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Stefan Çipa.

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Rrogozhinë është vënë në funksion të plotë në shkurt të vitit 2002, ndërsa vlen të theksohet se drejtuesit e këtij burgu janë ndryshuar shumë shpesh.

Article Logic
Execution time: 0.0036101341247559