INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Menduat se mbaroi moti i keq? Nisin reshjet e dëborës, vijojnë të jenë të bllokuara disa fshatra

Menduat se mbaroi moti i keq? Nisin reshjet e dëborës, vijojnë të jenë të bllokuara disa fshatra

Publikuar më: 14:39 22-01-2019

Pas disa ditëve me diell nisin sërish reshjet në shumë zona të Shqipërisë. Ndërkohë në veri dhe verilindje të vendit, reshjet e dëborës kanë rinisur, ku situata vijon të jetë problematike në disa fshatra e ku reshjet kanë qenë prezente gjatë orëve te mbrëmjes të hënën.

Ndërkohë, ditën e sotme priten reshje mesatare në të gjithë vendin, kryesisht në formë dëbore, në zonat malore të Verilindjes të cilat do të zbresin deri në 300m lartësi, në qarqet Shkodër dhe Kukës.

Reshje pritet të ketë edhe në jug, kryesisht në Vlorë dhe Gjirokastër me intensitet mesatar. Sa i përket temperaturave minimale dhe maksimale të ajrit ata pritet të arrijnë 7 deri në 13 gradë celsius, në zonat bregdetare dhe në vendet e ulëta 5 deri në 13 °celsius, ndërsa në vendet malore ato priten të jenë më të ulëta duke lëvizur nga 6 deri në -2 °C.

Gjithashtu sipas Institutit të Gjeoshkencave dhe Mjedisit (IGJEUM) bëhet me dije se gjatë ditës së sotme era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në jug të vendit dhe në zonat malore.

Article Logic
Execution time: 0.0037357807159424