INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet moti i keq! Shiu dhe bora sot prezente përgjatë gjithë ditës

Rikthehet moti i keq! Shiu dhe bora sot prezente përgjatë gjithë ditës

Publikuar më: 10:08 23-01-2019

Moti sot është përkeqësuar. Sipas sinoptikanëve masat ajrore të paqëndrueshme do të bëjnë që moti të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura në formën e shiut dhe të dëborës në të gjithë territorin.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitët të ulët, ndërsa në zonën e Veriperëndimit dhe Jugut me intensitet deri edhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive lokale.
Në orët e pasdites moti do vijoj të jetë i vranët dhe reshjet do ndërpriten përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirën perëndimore për të vazhduar përgjatë relieveve malore në lindje të vendit.
Në zonën e Alpeve dhe Verilindje do të fuqizohen reshjet e dëborës në lartësitë mbi 800 metër, ndërsa në malësitë e Jugut dhe kryesisht zonën e Juglindjes do të ketë reshje të dendura dëbore në lartësitë mbi 500-800 metër .
Më konkretisht në zonën e Juglindjes reshjet e dendura të dëborës do të zgjasin deri në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme më pas do të kemi ndërprerje të tyre. Për shkak të reshjeve të shiut dhe masave ajrore më te freskëta pritet një rënie e temperaturave në vlerat maksimale. Po më ekstremja nuk do të jetë më e lartë se -2 gradë celcius.

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881