INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja telefonat që nuk do të kenë më WhatsApp

Ja telefonat që nuk do të kenë më WhatsApp

Publikuar më: 21:59 02-12-2016

Përdoruesit e WhatsApp nuk do të kenë mundësinë ta përdorin më aplikacionin e mesazheve në fund të këtij viti, pasi gjiganti i teknologjisë njoftoi se nuk do të ofrojë më shërbim për një numër të madh telefonash për shkak të evolimit të celularëve.

Në një deklaratë për shtyp zëdhënësi i kompanisë është shprehur se shkak për këtë janë bërë përditësimet e njëpasnjëshme nga kompania, dhe se këto celularë nuk do e përballojnë dot më këtë aplikacion.

"Ndërkohë që këto pajisje të lëvizshme kanë qenë një pjesë e rëndësishme e historisë sonë, ata nuk ofrojnë llojin e aftësive ne kemi nevojë për të zgjeruar tiparet aplikacionin tonë në të ardhmen," tha zëdhënësi i kompanisë WhatsApp.

WhatsApp-in nuk do mund të përdorin dot përdoruesit e iPhone 4, 4S, ose 5 nëse nuk kanë përditësuar versionin e ri të iOS 10 e ndërsa e njëjta gjë do të ndodh edhe tek smartfonët apo tabletët që funksionojnë me Android e vjetër.

Lista e telefonave që ndalojnë së funksionuari në fund të dhjetorit

Android 2.1

Android 2.2

Windows Phone 7

iPhone 3GS/iOS 6

Nga qershori i vitit 2017 nuk do të jetë i disponueshëm në këto telefona

BlackBerry

BlackBerry 10

Nokia S40

Nokia Symbian S60 

Article Logic
Execution time: 0.0040280818939209