INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wikipedia Weekend Tirana: Aktiviteti

Wikipedia Weekend Tirana: Aktiviteti "Geek" i kësaj fundjave

Publikuar më: 23:59 30-11-2016

Enciklopedia internetike Wikipedia, me mbi 30 milion artikuj në 287 gjuhë dhe me mbi 5 milion artikuj në versionin anglisht, konsiderohet pishtar i shpërndarjes së dijes së hapur.
Nisur nga dëshira për të pasuruar artikujt në gjuhën shqipe në Wikipedia, duke i lehtësuar në këtë mënyrë kërkimin dhe informimin çdo shqipfolësi, komuniteti i Open Labs Hackerspace së bashku me Wikimedians of Albanian Language User Group organizojnë për të tretin vit rradhazi Wiki Weekend Tirana 2016. Gjatë fundjavës së parë të dhjetorit, përkatësisht në datat 3 dhe 4 dhjetor, pjesëmarrësit do të mblidhen në ambientet e shkollës profesionale "Hermann Gmeiner" në fshatin SOS (Tiranë) në një program që kombinon puntoritë (workshops) me prezantimet nga wikipedianët nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Prishtina, Gjilani, Ohri, Zyrihu etj.

Wikipedia_Weekend_in_Tirana_2015_24.JPG

Ky aktivitet synon që të ndërtohen ura bashkëpunimi me wikipedianë të tjerë nga rajoni, të inspirohen wikipedianë të rinj që të bashkohen me komunitetin, të njihet publiku me projektet e Wikimedia, të organizohen edit-athon-e dhe të rritet ndërgjegjësimi i mediave lokale rreth rëndësisë së ndarjes së dijes përmes projekteve të lidhura me platformat dhe kulturën bashkëpunuese wiki. Aktiviteti fillon në 9:00 dhe mbaron në 16:00 (të shtunën dhe të dielën) dhe është i pasuruar me një shumëllojshmëri punëtorish me karakter teknik (workshops), prezantimesh, bisedash dhe edit-a-thon, ku të pranishmit do venë në punë njohuritë e marra dhe do punojnë në grup për përmirësimin e mëtejshëm të artikujve të Wikipedia me fokus të veçantë artikujt rreth monumenteve të kulturës së vendit tonë.

Geek Room do të jetë këtë fundjavë pjesë e këtij aktiviteti dhe javën e ardhshme do ju sjellim një report të detajuar, për ato që nuk do të kenë mundësi të jenë të pranishëm.

Pjesëmarrja është falas por regjistrimi në event është i detyrueshëm. Për detajet të mëtejshme rreth të ftuarve, axhendës dhe për regjistrime vizitoni: wikiweekend.openlabs.cc 

Article Logic
Execution time: 0.0036978721618652