INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të apasionuar pas filmave dhe serialeve? Netflix vjen me lajmin e mirë për përdoruesit [FOTO]

Të apasionuar pas filmave dhe serialeve? Netflix vjen me lajmin e mirë për përdoruesit [FOTO]

Publikuar më: 21:12 30-11-2016

Kur ju jeni në mes të serive tuaja të preferuara, do të ishte e dhimbshme nëse do të largoheshit nga kompjuteri. Por tashmë jo, nuk duhet të shqetësoheni për këtë. Përdoruesit e Netflix në mbarë botën mund të shkarkojnë shfaqjet dhe filmat për ti shikuar ato offline, dhe e gjitha kjo falas.

Kompania shtoi këtë opsion falë kërkesës së lartë të klientëve. Shërbimi streaming ka deklaruar se disa filma dhe serialë si “Orange is the Neë Black” dhe “Narcos”, “The Croën” janë të vetmit që mund të shkarkohen për t’u shikuar më vonë, por nuk përfundon këtu.

Serialet dhe filmat e tjerë mund të shtohen në javët e ardhshme sapo kompania të diskutojë të drejtat me prodhuesit e tyre. 2 vjet më parë, drejtori ekzekutiv Reed Hastings, tha fillimisht për spekulimet se do të shtohej kjo mundësi, se “nuk do të ndodhte kurrë”.

Article Logic
Execution time: 0.0035021305084229