INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfare po ndodh mes Katy Perry dhe Orlando Bloom?!

Çfare po ndodh mes Katy Perry dhe Orlando Bloom?!

Publikuar më: 16:59 11-01-2016

Siç duket, mbrëmjen e së dielës, këngëtarja Katy Perry nuk ka tërhequr vëmendjen vetëm për shkak të look-ut tepër hot, por edhe për afrimitetin e saj me aktorin Orlando Bloom.

E! News raporton se dy artistët kanë kaluar shumë kohë duke biseduar bashkë gjatë festës së zhvilluar nga rrjeti Netflix, pas ndarjes së çmimeve Golden Globes. Madje sipas disa dëshmitarëve në festë, Perry dhe Bloom kanë kërcyer me njëri tjetrin nën ritmet e hitit "Rock Your Body" të Justin Timberlake. Hmm, nuk e dimë nëse kemi të bëjmë me një romancë të re, por e sigurt është që kimia mes tyre dallon përtej fotove!

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996