INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju pëlqejnë fundet e lumtura? Netflix ju jep mundësinë të zgjidhni si mbaron historia!

Ju pëlqejnë fundet e lumtura? Netflix ju jep mundësinë të zgjidhni si mbaron historia!

Publikuar më: 14:40 06-03-2017

Nuk ka rëndësi se çfarë ju pëlqejnë, fundet e lumtura apo mbylljet dramatike, të gjithë do të mund të zgjidhni se si zhvillohet historia.

Netflix, kompania e transmetimit të TV në internet më e famshme në botë, po punon që t’ju japë shikuesve kontrollin e ndodhive kyçe në filma dhe serialë. Për të bërë këtë ajo po konsideron mundësinë e përfshirjes së një teknologjie për zhvillimin më interaktiv të historive së dramave të tyre televizive. Kompania do t’i bëjë aktorët që të filmojnë pjesë alternative skenari, në mënyrë që të kënaqë preferencat e të gjithë shikuesve. Kështu mund të vendosni për fatin e protagonistëve nga rehatia e shtëpisë suaj. Presidenti i Netflix, Reed Hastings deklaroi se “mjafton të kesh interaktivitetin, pasi mund të provosh gjithçka”. Të shohim nëse do t’ia dalin.

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932