INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe Ramës i pëlqejnë festat! Jo më kot ka zgjedhur një kartolinë nga qendra e Tiranës...[FOTO]

Edhe Ramës i pëlqejnë festat! Jo më kot ka zgjedhur një kartolinë nga qendra e Tiranës...[FOTO]

Publikuar më: 09:47 21-12-2017

Kryeministri Edi Rama duket se di ta racionojë shumë mirë kohën politike dhe ta ndajë atë nga koha e një personi social. Ai ka zgjedhur jo pa arsye që përmes një kartoline me pamje nga sheshi Skënderbej të thotë Mirëmëngjes, se në fakt ai është zbukuruar shumë dhe po shijohet nga çdo grupmoshë. Të vegjlit dhe të rinjtë mund të luajnë dhe të rritur të bëjnë shëtitje, të pijnë kafe apo çaj të ngrohtë. E në fakt sheshi po “sfidon” dhe temperaturat me minus, pasi tejmbushet nga qytetarë.  

Ja çfarë shkruan kryeministri:
“MIRËMËNGJES dhe me këtë kartolinë të Sheshit Skënderbej të Rilindur e të stolisur për Festat e Fundvitit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në facebook.

ramaaaa.jpg

Për stolitë e këtij sheshi është kujdesur deri në detaje Bashkia e Tiranës dhe kompania Le Spot Group, duke e kthyer këtë pjesë të kryeqyteti në mini qytezën e ëndrrave të këtyre festave, të ngjashme me qendrat e metropoleve më të njohura të botës. E në fakt s’mungon asgjë mjafton që të dëshironi që këto festa ti kaloni ndryshe dhe si asnjëherë më parë.
Ju ftojmë ta shijoni dhe përmes disa fotove.

sheshi_1ok.jpg

 

sheshi_3ok.jpg

sheshi_2ok.jpg

 

sheshi_5ok.jpg

sheshi_5ok.jpg

sheshi_7ok.jpg

sheshiok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036470890045166