Pak kohë më parë, Argjira Spanca dhe Graciano Tagani, pranuan publikisht se janë në një lidhje dashurie. E që prej atij momenti, ata janë kthyer në një ndër çiftet më të pëlqyer të showbiz-it shqiptar.
Ditën e djeshme, Argjira festoi ditëlindjen dhe mes urimeve të shumta nga miq, kolegë dhe fansa, nuk kanë munguar as disa fjalë të ëmbla nga balerini. Ai e ka surprizuar me një festë bashkë me miqtë dhe të afërmit ndërsa i ka dhuruar dhe një makinë.
“Je plotësimi i shpirtit tim”, ka shkruar Graciano duke zbuluar dhe dhuratën që i ka bërë Argjirës.









13 Dec 2025 





