INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I humbi varësja e Donaldit? Bora Zemani na ‘ngriu zemrat’ me postimin e fundit!

I humbi varësja e Donaldit? Bora Zemani na ‘ngriu zemrat’ me postimin e fundit!

Publikuar më: 16:27 06-11-2021

E kush nuk e kujton pajtimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, pak javë më parë brenda në shtëpi ku u puthën dhe treguan dashurinë e madhe që kishin për njëri-tjetrin.

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm, aktori Donald Veshaj bëri gjestin tejet të veçantë për moderatoren Bora Zemani. Aktori zbuloi se dje ishte 3 vjetori I lidhjes së tyre të dashurisë. Ndaj në një pako ëmbëlsira venosi varësen që mbante në qafë dhe ia dërgoi Borës.

Sot moderatorja ka treguar se dhurata dhe mesazhi kanë shkuar në destinacion. Mirëpo në fillim na trembi nëpërmjet një story ku tregoi se nuk po gjente varësen në pako, por kur e zbrazi e gjeti.

 

Më pas ajo e vendosi varësen e Donaldit dhe po shijon ëmbëlsirat e dërguara nga Donaldi.

Krahas ajo iu uron një fundjavë të ëmbël të gjithë ndjekësve të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0016160011291504