INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Je mërzitur që të ka tradhtuar Trixa?', si postimi mes ish-konkurrentëve të Për’puthen, nxiti kritika e ofendime ngado

'Je mërzitur që të ka tradhtuar Trixa?', si postimi mes ish-konkurrentëve të Për’puthen, nxiti kritika e ofendime ngado

Publikuar më: 21:32 29-07-2022

Një shaka mes dy ish-konkurrentëve të “Për’puthen” nxiti kritika të ashpëra nga ndjekësit për Bruno Shemshon.

E gjitha kjo si pasojë e një shakaje të bërë për këngëtaren Betarix Ramosaj mes tij dhe Xhafer Thaçit.

Kohë më parë Xhaferri shprehu publikisht pëlqimin për këngëtaren gjatë një interviste, duke e cilësuar atë si “shumë të bukur.” Gjatë ditës së sotme Bruno ndau një video në Instastory-n e tij, ku i drejtohet Xhaferrit: “Je mërzitur se të ka tradhtuar Beatrixa?”

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga fansat e Beatrix, të cilët e cilësojnë shakanë e Brunos si mungesë respekti ndaj këngëtares.

Në një ‘ask me a question’ që Bruno hapi në Instagram, fansat e Beatrix kanë shprehur kritikat e tyre ndaj tij.

“Kërko falje për Storyn e Trixës! Dhe pastroje fjalorin”– i shkruan dikush Brunos, i cili nuk ka ngurruar të përgjigjet. Ai i cilëson ata si “të fëlliqur” ndërsa sqaron se videoja me Xhaferin ishte një shaka.

Një tjetër i shkruan ish-konkurrentit të Për’puthen se duhet të sqarojë shakanë pasi sipas tij Beatrix nuk e meriton një tjetër skandal.

Nga ana tjetër sipas Brunos, janë pikërisht ‘fanpaget’ e këngëtares ata që dramatizojnë gjithçka dhe nuk e ndihmojnë.


Në media është përfolur për Xhaferin dhe Beatrix Ramosajn, pasi ky i fundit shpesh poston në Instastory gjëra që lidhet me këngëtaren dhe e ka mbështetur disa herë publikisht. “Nuk kam diçka me Trixën por mund të kemi! Pse nuk është për t’u mbështetur Trixa? Është shumë e bukur“- u shpreh ai në një intervistë.

Article Logic
Execution time: 0.00372314453125