INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janë ndarë apo jo?! Mesazhet e fundit të Stresit me Keisin na befasuan jo pak! [VIDEO]

Janë ndarë apo jo?! Mesazhet e fundit të Stresit me Keisin na befasuan jo pak! [VIDEO]

Publikuar më: 12:29 11-10-2020

Marrëdhënia e Stresit dhe Kejsit ka marrë vëmendjen maksimale të të gjithë ndjekësve. Së fundmi i ftuar në ‘Shiko Kush Luan’, reperi ka treguar se vazhdon të flasë me të dashurën e tij. Stresi ka zbuluar se së fundmi ata kanë shkëmbyer foto dhe video në ‘ëhatsapp’ duke treguar se çdo gjë për ta vazhdon normalisht.

Gjatë një sfide të realizuar, ku u dhanë disa dënime për reperin, njëra prej tyre ishte të tregonte bisedën e fundit që kishte bërë me Kejsin në Ëhatsapp. Fifi, e cila po drejtonte sfidën, zbuloi se emrin e partneres në telefon ai e kishte shënuar si e: “E bukura ime”.

Ndërkohë në bisedë ishin dy video. Një video e kishte dërguar Keisi, ndërsa tjetra ishte dërguar nga Stresi, ku shfaqej një rrugë, e në sfond kishte këngën me tekst: “Baby ti e din malli sa m’ka marr”. Reperi për këtë këngë u shpreh se ia ka dedikuar të dashurës së tij.

Përsa i përket dënimeve me vajzat e skuadrës, Stresi u sigurua para se të niste sfidën duke i dërguar një “voice” Keisit duke i thënë: “Keis, është veç për lojë”.

Article Logic
Execution time: 0.0040199756622314