INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja sa kushton rikthimi i virgjërisë në Tiranë: “Varet nga grada në të cilën ndodhet” [FOTO]

Ja sa kushton rikthimi i virgjërisë në Tiranë: “Varet nga grada në të cilën ndodhet” [FOTO]

Publikuar më: 21:58 22-12-2017

Thuajse çdo vit, në periudhat kur emigrantët rikthehen në Shqipëri për pushime, rinis diskutimi i temës së rikthimit të virgjërisë, i njohur në gjuhën mjekësore si qepja e himenit.
Në përpjekje për të kënaqur dëshirat e bashkëshortëve të tyre potencialë për të pasur një bashkëshorte të virgjër, shumë vajza u drejtohen spitaleve private apo shtetërore për të realizuar qepjen në fjalë, që mund të jetë viza e tyre për një jetë jashtë Shqipërisë.
Një gjë e tillë është diskutuar së fundmi në emisionin “Boom” në “Ora News”, ku është zbuluar edhe sa mund të kushtojë një ndërhyrje e tillë. Dy vajza të dërguara nga emisioni u janë drejtuar fillimisht një klinike private dhe nëpërmjet një kamere të fshehtë, kanë regjistruar bisedën me stafin.

ABEN.png


“Varion 300 deri në 1200 euro. Varet se çfarë grade është.”-i thotë recepsionistja e spitalit vajzave, pasi u pyet sesa kushton ndërhyrja.

vark.pngMë tej, një mjek u shpjegon atyre se qepja e himenit kryhet në perfeksion dhe se me kryerjen e marrëdhëdhënieve seksuale për herë të parë pas ndërhyrjes, ka dhe gjakderdhje, shenja që meshkujt zakonisht e shohin si dëshmi e virgjërisë.
Mjeku gjithashtu u shpjegon se së bashku me analizat paraoperatore, çmimi është rreth 1000 euro.
Ndërsa në një spital shtetëror, duket se mjekja heziton disi fillimisht, pasi siç u shpjegon ajo vajzave, kjo procedurë nuk përcaktohet qartësisht në ligj nëse lejohet të kryhet apo jo.

Article Logic
Execution time: 0.004188060760498