INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse femra akrep është femra më “fantastike” e horoskopit...

Ja pse femra akrep është femra më “fantastike” e horoskopit...

Publikuar më: 22:43 21-11-2017

Femra e Akrepit është përcaktuar si shenja hiperseksuale e zodiakut..dhe me të drejtë. Ajo është shpërthyese, provokuese, ka elementë të errët dhe kjo i pëlqen shumë. Mashkullin e saj mos guxo as ta shohësh, se të pickoi për vdekje.

Njerëzit e saj, mos guxo t’i ngacmosh, se të vrau! Gjërat e saj, mos i prek pa lejen e saj, se do ta paguash shtrenjtë. Dhe sigurisht as mos të të shkojë në mendje ta ngacmosh. Hakmerret ashpër!

Femra e Akrepit është e zgjuar, vepruese, ka mendime përparimtare dhe do që ta arrijë gjithmonë qëllimin e saj. Zakonisht ajo është femra fatale në jetën e meshkujve, ajo që do t’u zgjojë epshin dhe do t’u ofrojë përvoja të paharrueshme. I pëlqen shumë pasuria dhe fama.

Si shoqe nuk jepet shumë, por shoqëria e saj zgjat në kohë, në qoftë se nuk ndodh ndonjë keqkuptim i rëndë. Si partnere është besnike dhe parapëlqen meshkujt që i ofrojnë siguri. Si nënë është ajo që mbështet fëmijën e saj në çdo rast. Si grua është plot pasion…

Article Logic
Execution time: 0.0041429996490479