INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush janë 6 parashikimet e errëta që ka bërë Nostradamusi për 2018

Ja kush janë 6 parashikimet e errëta që ka bërë Nostradamusi për 2018

Publikuar më: 19:25 02-01-2018

Nostradamusi në librin e tij të titulluar “Profecitë” ka parashikuar shumë ngjarje të rëndësishme për fatin e tokës. Shumë nga profecitë e tij interpretohen në mënyra të ndryshme, por disa nga më te fortat kane gjasa të ndodhin në vitin 2018.

-Lufta e Tretë Botërore

Nostradamus shkroi se: Lufta e madhe do të nisë në Francë dhe e gjithë Europa do të sulmohet. Do të jetë e gjatë dhe e tmerrshme për të gjithë. Në fund do të bëhet paqe dhe të paktë do të jenë ata që do e shijojnë. Lufta do të nisë mes dy fuqive të mëdha të botës dhe do të zgjasë 27-vjet.

-Një shpërthim i madh i Vezuvit

Nostradamus shkroi se: Do të ndodhë një ngjarje ku toka do të tronditet çdo 5 minuta dhe të paktën 6 mijë njerëz do të vdesin.

-Një tërmet i tmerrshëm

Nostradamus shkroi se: Një tërmet do të trondisë  veçanërisht pjesën perëndimore të Amerikës, por forca e tij do të përhapet në të gjithë botë. Veçanërisht zona e Kalifornisë do të preket nga tërmete më shumë se tetë ballë.

-Rënia e një komete ose asteroidi

Nostradamus shkroi se: një moment i frikshëm në tokë do të jetë ai që lidhet me  shfaqjen e një komete në qiell. Një terrorizëm nuklear ose katastrofë natyrore do të shkatërrojë planetin tonë.

-Kriza ekonomike

Nostradamus shkroi se: Të pasurit do të vdesin me kalimin e viteve.

-Njerëzit do të jetojnë deri në 200 vjet

Nostradamusi shkroi ekzaktësisht se: Përparimi i mjekësisë do të bëjë që njerëzit të jetojnë më gjatë e madje deri ne 200 vjet.

Article Logic
Execution time: 0.0024778842926025