INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja cili është Van Dami i ri i Bleonës

Ja cili është Van Dami i ri i Bleonës

Publikuar më: 16:17 29-04-2016

Sakrificat e Bleonës në Amerikë por edhe premtimet e bëra publikut në Shqipëri, duket se po marrin përgjigje më në fund.

Pa kaluar shumë kohë nga deklarata se këtë vit do të luante në 3 filma hollivudianë, në njërin prej të cilëve përkrah Sharon Stone dhe Nicolas Cage, këngëtarja jep prova bindëse duke na servirur një foto nga sheshxhirimi. Ajo ka lënë Shqipërinë për të qenë në Cancun, Meksikë ku edhe po xhiron skena nga filmi horror “Dead Trigger”.

Dhe nga atje na vijnë imazhet e Bleonës në krah të aktorit rus të arteve marciale, Oleg Taktarov. Prisni, sapo thamë “arte marciale”… Ju thotë dicka kjo? Nëse rikthehemi tek deklarata e guximshme e dy javëve më parë, ku Bleona foli me superlativa për performancën e Van Damit në shtrat, kuptojmë që këtë vajzë e lidh dicka e pashmangshme me kategorinë e meshkujve plot muskuj në jetë. Ndërkohë lind pyetja, të jetë Oleg Van Dami i radhës?!

 

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936