INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lindon Berisha….një terrorist?!

Lindon Berisha….një terrorist?!

Publikuar më: 17:21 29-04-2016

Një ngjarje e pakëndshme për Lindon Berishën!

Këngëtari  është ndaluar në aeroportin e Malmos në Suedi pasi dyshohej se kishte lidhje me terrorizmin. Lindoni ka  qenë në shoqërinë e Adrian Gaxhës dhe të Florianit  gjatë këtij udhëtimi, por policia e ka ndarë anash këngëtarin e hitit “Dale” për ta marrë në pyetje.  Më pas, vetë Lindoni  ka shpjeguar se shkak për këto dyshime kanë qenë mjekra dhe ngjyra e tij e lëkurës. Pasi është kontrolluar dosja e Lindonit nga ana  e policisë dhe pasi është marrë në pyetje për disa minuta , i është lejuar kalimi në Suedi ku pritej të mbante edhe një koncert . Së fundmi treshja , Adriani, Lindoni, Floriani, kanë marrë pjesë në shumë koncerte  bashkë përgjatë Europës dhe me siguri  kanë kaluar moment dhe situate të ndryshme. Por kjo ka qenë e paprtitura më e pakëndshme për këngëtarin i cili tani duhet ta mendojë seriozisht heqjen e mjekrës e cila po i hap probleme. 

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383