INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja cilat janë fjalëkalimet më të këqija për vitin 2017...

Ja cilat janë fjalëkalimet më të këqija për vitin 2017...

Publikuar më: 09:27 03-01-2018

Fjalëkalimet e fuqishme janë më të vështira për t’u thyer nga hakerët, por pavarësisht shumë sulmeve kibernetike që ndodhën gjatë këtij viti, njerëzit në gjithë botën vazhdojnë të mbajnë fjalëkalime të dobëta.

Me debutimin e filmit Star Wars: “The Last Jedi”, “StarWars” ishte njëri ndër fjalëkalimet më të këqija që janë përdorur në vitin 2017, sipas kompanisë së sigurisë SplashData, transmeton Metro.

Fjalëkalimi “starwars” gjendet në listën e kompanisë në vendin 16, menjëherë pas fjalëkalimeve “password” dhe “hello.”

“Hakerët po përdorin terma të përbashkëta nga pop-kultura dhe sportet për të hyrë në llogaritë në internet, sepse ata e dinë se shumë njerëz po përdorin ato fjalë të lehta për t’u kujtuar”, tha Morgan Slain, kryeshef ekzekutiv i SplashData.

SplashData thotë se lista është e krijuar në bazë të më shumë se pesë milionë fjalëkalimeve që kanë rrjedhë gjatë vitit.

Definitivisht, ‘123456’ është fjalëkalimi më i keq për vitin 2017, pasuar nga fjalëkalimi “password.” Ndër fjalëkalimet më të dobëta janë edhe “123456789” dhe “letmein.

Article Logic
Execution time: 0.003568172454834