INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
J.Lo dhe Drake konfirmojnë zërat për një lidhje, postojnë foton që askush se priste! [FOTO]

J.Lo dhe Drake konfirmojnë zërat për një lidhje, postojnë foton që askush se priste! [FOTO]

Publikuar më: 10:36 28-12-2016

Me një lëvizje të vetme që i ka shokuar të gjithë, J.Lo dhe Drake kanë treguar se janë në një marrëdhënie.

Një foto shumë e ngrohtë ku dyshja e artistëve po përkëdhelin njëri-tjetrin ka bërë sot xhiron e botës në atë që padyshim do të jetë lajmi i javës, në mos i muajit. Si aktorja 47 vjeçare, ashtu edhe reperi 30 vjeçar kanë postuar në faqet e tyre zyrtare në Instagram foton ku shfaqen duke u përqafuar në orët e para të ditës së sotme. Edhe pse erdhi si rrufe një qiell të hapur dhe pa asnjë shpjegim, duket se imazhi i vetëm flet më shumë se mijëra fjalë dhe është i mjaftueshëm për të treguar gjithçka. Pavarësisht fjalëve të ditëve të fundit, askush nuk e priste një lëvizje të tillë që do t’i konfirmonte të gjithë zërat. Kurioz është fakti se kjo është një foto me të cilën Rihanna nuk do të zgjohet në mëngjes pasi bukuroshja 28 vjeçare e kishte bërë unfollow “rivalen” e saj këtë fundjavë. Se pse, nuk është shumë e vështirë që ta marrësh me mend...

jlodrake.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037961006164551