INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Nuk jam një copë mishi”! Ariana Grande reagon ashpër ndaj komenteve seksuale! [FOTO]

“Nuk jam një copë mishi”! Ariana Grande reagon ashpër ndaj komenteve seksuale! [FOTO]

Publikuar më: 11:30 28-12-2016

Komentet seksuale në sy të të dashurit të saj e kanë lënduar artisten amerikane.

Një ngjarje shumë e pakëndshme i ka ndodhur Ariana Grandes, e cila nuk ka ngurruar të shprehë gjithë ndjesitë e këqija. Në një postim në Tëitter, bukuroshja 23 vjeçare tregon se ndërkohë që kishte dalë për të blerë ushqime me Mac Miller, një djalë i ri i ndjek duke thënë se ishte një fans shum i madh i reperit. Ai i ndoqi tek makina i emocionuar, diçka që Arianas iu duk shumë e këndshme, deri  në momentin kur fansi hapi gojën. Ky i fundit i tha Mac – “Ariana është seksi si dreqi, të lumtë që e “godet” atë”! Kjo i ka thyer ndjenjat e yllit të shumë hiteve, e cila është ndjerë e pasigurtë dhe e mërzitur që në atë moment. Ajo tregon se  megjithëse nuk u duket diçka e madhe shumicës, vetë Ariana u ndje e objektifikuar pasi ishte aty kur ato fjalë u thanë. Në fund të shënimit ka shpërthyer me fjalët se “nuk është një copë mishi që një mashkull mund ta përdorë për kënaqësinë e tij, por një njeri i rritur në një marrëdhënie me dikë që e do dhe e respekton”. Epo, suksesi dhe fama kanë kostot e veta. Duhej të ishte mësuar deri tani...

arigra.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662