INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia kthen në Shqipëri 41-vjeçarin, në aeroport i zbulohet tjetër vrasje

Italia kthen në Shqipëri 41-vjeçarin, në aeroport i zbulohet tjetër vrasje

Publikuar më: 10:21 19-01-2018

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje me pasojë vdekjen, i cili rezultonte me dy identitete, u kap nga policia kufitare në aeroportin e Rinasit.

Pasditen e djeshme, policia italiane ka kthyer 41-vjeçari Kristian Deda, i cili kishte vuajtur dënimin në shtetin italian, me 17 vite burg për vrasjen e një italiani. Gjatë intervistimit në Rinas, efektivët e policisë kanë krijuar dyshime për gjeneralitet e tij.

Pas një pune hetimore prej 4 orësh, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin kanë arritur të zbulojnë identitetin e dytë dhe të vërtetë të të deportuarit, konkretisht Agron Lleshaj, 41 vjeç, banues në Mamurras.

41-vjeçari është i dënuar në mungesë nga Gjykata e Kurbinit, në janar të vitit 2001, me 18 vite burg.
Lleshaj iu dorëzua komisariatit të policisë Kurbin për veprime të mëtejshme proceduriale.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale të “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake” dhe të “Armëmbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë”.

Ai akuzohet se më 9 prill të vitit 2000 në aksin nacional Tiranë – Laç, në vendin e quajtur Ura e Drojes, në bashkëpunim me shtetasin G. D., të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, në tentativë për ta vjedhur, kanë plagosur shtetasin G.G., i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Article Logic
Execution time: 0.0041019916534424