INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
iPhone ka kamerën më te mirë në treg? Gaboheni...Ja cili smartphone e mposht atë

iPhone ka kamerën më te mirë në treg? Gaboheni...Ja cili smartphone e mposht atë

Publikuar më: 10:38 05-10-2018

 

IPhone XS Max i Apple vjen me optikë të përmirësuar në krahasim me iPhone X të vitit të kaluar. Përkundër përmirësimit të konfigurimit, iPhone i ri dështoi per te qene në krye të listës por arriti ende të mundë rivalët e Samsung-ut dhe Google-it. IPhone X ishte në vendin e gjashtë në listën e DxOMark e cila vlereson cilesite e kamerave.

Instagram Banner

Në krahasimin me kamera të iPhone XS Max vs Galaxy Note 9 vs Pixel 2, DxOMark i dha XS Max një rezultat të përgjithshëm prej 105 krahasuar me  Huawei P20 Pro qe shënoi më të lartën me një rezultat të akumuluar prej 109 .
Sa i përket rezultateve individuale në secilën kategori për iPhone XS Max vs Galaxy Note 9 vs Pixel 2 vs Huawei P20 Pro betejë, iPhone XS Max mori një rezultat foto prej 110, ndërsa aftësitë e tij të incizimit të videos përmbanin 96 pikë. DxOMark i dha telefonit Huawei një rezultat foto prej 114 dhe rezultat video prej 98. Samsung Galaxy Note 9 rrëmbeu një rezultat foto prej 107 dhe rezultat video prej 94.
Në kryerjen e krahasimit të kamerave, ekipi DxOMark vlerëson më shumë se 1.500 imazhe provë dhe mbi dy orë video. Imazhet dhe videoja fotografohen duke përdorur cilësimet e paracaktuara të aparatit të telefonit në ambiente të brendshme dhe të jashtme natyrore dhe në laborator.

Article Logic
Execution time: 0.0038101673126221