INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një problem tjetër shumë i rëndë del për Iphone Xs dhe Xs Max

Një problem tjetër shumë i rëndë del për Iphone Xs dhe Xs Max

Publikuar më: 10:39 01-10-2018

Disa përdorues raportojnë një problem me iPhone-in e ri XS dhe iPhone XS Max: pajisjet nuk fillojnë të karikohen kur ekrani është i fikur dhe fisha lightning është e lidhur. Për të nisur karikimin, duhet të ndizni ekranin dhe ta lidhni sërish fishën. Çfarë do të thotë kjo?

Problemi është raportuar në forume të ndryshme suporti, duke përfshirë edhe një zyrtar të Apple.
Në praktikë, karikimi i iPhone nuk fillon nëse ekrani i pajisjes është i fikur. Problemi ndodh në disa iPhone të ri, siç mund të shihet nga video të ndryshme në youtube: e vetmja mënyrë për të filluar karikimin është që të aktivizoni ekranin dhe, në disa raste, është gjithashtu e nevojshme të rivendosni fishën lightning.

Instagram Banner

Problemi është konfirmuar edhe nga përdorues të tjerë, por me sa duket kjo është "vetëm" një software bug i iOS 12. Disa përdorues, në fakt, kanë përjetuar edhe këtë problem në iPhone X dhe më herët, si edhe në iPad ndryshme pas përditësimit më të fundit i iOS.

Ky fakt përforcon hipotezën se ky është një bug software që do të korrigjohet së shpejti. Po ju, a keni vërejtur probleme të ngjashme?

Article Logic
Execution time: 0.0039808750152588