INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Intervistë ekskluzive për intv.al/ Dorina Garuci: Një histori suksesi nga Viena [FOTO]

Intervistë ekskluzive për intv.al/ Dorina Garuci: Një histori suksesi nga Viena [FOTO]

Publikuar më: 16:26 26-12-2017

 26175874_10212846245264238_1112987091_n.jpg

 

Të gjithë e mbajnë mend vajzën shkodrane në garën  ‘Ethet e së premtes mbrëma’ në vitin 2008. Por talenti i Dorina Garucit i ka kaluar kufijtë shqiptarë duke bërë ‘zhurmë’ edhe në Vjenë, Austri.  Dorina ka mbaruar studimet në konservatorin e Vjenës dhe ndërkohë sapo mbylli me sukses premierën e musical-it “Priscilla” ne Gaertnerplatz Theater Muenchen. Ne e shkëputëm pak atë për t’i marrë jo vetëm emocionet e suksesit të fundit, por për ta risjellë talentin e saj të veçantë, në vëmëndjen e të gjithëve. Mësoni çfarë na  zbulon Dorina Garuci J

Dorina përshëndetje! ,Për çfarë tjetër ndihesh e bekuar nga Zoti përveç zërit?

(Buzëqesh) Absolutisht për familjen time. Falenderuese Zotit shumë.

E nisa më këtë pyetje sepse je ndër këngëtaret më të talentuara të dala nga një talent show. Nëse nuk do të kishe marrë pjesë tek ‘Gjeniu i vogël’ apo  ‘Ethet e së premtes mbrëma’, si do t’ua vërtetoje me zë të lartë talentin tënd?

Duke qenë se  jam natyrë ekspresive, luftarake ,  besoj se do e kisha gjetur një  zgjidhje, për më tepër që talent  show-t  dhe sot nuk mungojnë:  ‘Voice of Albania,  ‘X Factor’.   Ama më lejo të  shpreh mirënjohjen time për “Gjeniun” dhe “Ethet”  që kanë dhënë një kountribut  të jashtëzakonshëm  tek Dorina si artiste.

Çfarë kujton me nostalgji nga ‘Ethet e së premtes mbrëma’?

Kujtoj një shkollë nga e cila kam përfituar një eksperiencë të mrekullueshme, nga e cila

 hodha hapa të sigurtë për vijueshmërinë e karrierës sime. Gjithashtu dhe miq të mirë me të

cilët gëzojmë raporte  edhe pas kaq shumë vitesh.  

- Me cilin prej konkurentëve ruan ende miqësi?

- Me Kejsi Tolen, Rezarta Smajën, Marjeta Billon, Dorina Xerxën, etj.

- Ndërkohë zëri yt ‘ka bërë zhurmë’ edhe në Austri. Si kanë qenë fillimet e tua  aty?

- Unë tashmë kam 6 vite në Vjenë.  Fillimet sigurisht kanë qenë të vështira; gjuhë,vend, kulturë, sfidë tjetër, sakrificë dhe vetëm 18  vjeçe  drejt  një ëndrre të madhe. Familja ime dhe unë kemi investuar gjatë gjithë kohës,  përmend këtu 12 vite shkolle, muzikë për  violinë, kompeticionet që në moshën 5-vjeçare e deri në atë 18-vjeçare.  Eksperiencat mbi supe të bëjnë që të dëshirosh të marrësh akoma edhe më tepër përgjegjësi mbi  vete, duke sakrifikuar  më tej. Ardhja dhe studimet e larta në Vjenë, ishte padiskutim e tillë duke më dhënë një tjetër status artistik  dhe jam falenderuese  Zotit, familjes, miqve dhe dashamirësve për mbështetjen

  Ke studiuar në konservatorin e  Vienës për Musical. Çfarë nuk të ofroi Shqipëria që e ke gjetur në Vienë?

-Në Konservatorin e Vjenës, (MUK)  kam përfunduar  me rezultate të shkëlqyera studimet e një dege, që për fat të keq në Shqiperi akoma nuk lulëzon.

-  Në youtube, këngët ‘Mawlaya’ , ‘Habibi-ilahi’, apo ‘When she was young’,  të kënduara nga ti numërojnë mijëra klikime. Si u gjend Dorina në këto këngë?

- Kam pasur kënaqësinë e veçantë të jem e ftuar në aktivitete të ndryshme të organizuara nga   Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” e Shkodrës apo dhe organizatat turko-shqiptare në Tiranë.

Këngët  “Habibi” apo “Mawlaya” më kanë dhënë një emocion të papërshkrueshëm duke iu drejtuar   Zotit të gjithësisë teksa i këndoja.  Kanë qenë magji ato momente si dhe bashkëpunimi me stafin e   mrekullueshem.

- Je një myslimane fanatike  që agjëron, falesh apo beson në Zot në mënyrën tënde?

-  Ne jemi një familje muslimane e cila është rritur me frymën e të besuarit në Zot, e gjithçka kemi  falenderimi i takon Atij. Më tepër, këtë e kam përjetuar dhe gjatë  kohës që unë kam ardhur në Vjenë, duke u përballuar me gjithçka vetëm, e Atij i drejtohem në Dua, i lutem, i përulem, i shprehem, falenderohem për gjithçka,  e mbi të gjitha për familjen dhe bekimet e Tij. Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit deri  tani nuk kam arritur t’a mbaj tërësisht, por vetëm netët  më të rëndësishme. Uroj që të mundem të  sakrifikoj sadopak  vitin tjetër.  Kur jam në Shqipëri, me patjetër ikja në Xhami për festat e “Kurban Bajramit” apo “Fiter Bajramit’  është traditë e gjithmonshme, që në moshë të vogël, sëbashku me kushërirat e mia.

- Çfarë emocioni ndryshe ka kur këndon të tilla këngë?

Padiskutim ndër performancat e mia më të shenjta. Ndoshta dhe  për këtë janë pritur aq mirë dhe në  rrjetet sociale e kanë marrë atë shikueshmëri.  Unë edhe sot  vazhdoj e marr mesazhe nga vende të ndryshme të botës për këto dy këngë e sidomos me “Mawlaya”.

Me çfarë po merresh këtë periudhë? Projektet më të afërta?

Para pak ditësh, kemi patur premieren e musical-it “Priscilla” ne Gaertnerplatz Theater Muenchen,   ku unë performoj rolin e njerës nga tre Divat . (Buzëqesh) Kjo shfaqje luhet deri në Prill të 2018-ës e për këtë arsye unë momentalisht jam shpërngulur këtu. Megjithëse nga Janari filloj dhe provat për një tjetër Musical “Wahnsinn” në Duisburg,  premiera e të cilit është me 25 Shkurt të 2018,  ku luaj rolin e Giannës e do jemi në turne gjithashtu në Berlin, Muenchen. Pra me pak fjalë do jem vetëm në lëvizje të qyteteve gjermane deri në qershor të vitit 2018 e më pas për  t’u kthyer në Vjenë e për të vazhduar punën me një tjetër produksion të rëndësishëm të karrierës sime,  atë të Bonnie-t në musical-in “Bonnie&Clyde” në Teatrin fantastik të Baden, premiera e të cilit do jetë  me 28 Korrik 2018.

 Ku do t’i kalosh festat e fundvitit?

Jam në Muenchen si dhe për natën e ndërrimit të viteve do jem duke performuar në teatër me po  të njëjtën shfaqje musical-i.

  Diçka që ndjen ta thuash tani?

Duke ju falenderuar për ftesën e intervistës, më lejoni t’ju dërgoj një përqafim të gjithë shqiptarëve  me urimin e një viti me më pak probleme e më tepër qetësi shpirtërore në zemrat e të gjithëve.  Gëzuar qofshi përherë e Zoti ju bekoftë.

 Bisedoi: Mia Buci 

26102996_10212846245184236_403986666_n.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0041821002960205