INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Indi, shoferi fliste në telefon autobuzi përfundon poshtë urës, 38 të vdekur

Indi, shoferi fliste në telefon autobuzi përfundon poshtë urës, 38 të vdekur

Publikuar më: 13:45 30-01-2018

Të paktën 38 persona, ku ndër të cilët 2 fëmijë kanë humbur jetën në incidentin e shkaktuar në Indi ku pasagjerët e një autobuzi po udhëtonin në Bengala-n perëndimore.

Ka qenë pikërisht drejuesi i autobusit i cili duke folur në telefon është munduar të shmangi një kamion që vinte përball duke bërë që të humbi kontrollin e mjetit dhe dalë nga ura Balirghat në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Sipas medias vendase “Times of India”, shkak i këtij aksidenti ka qenë veprimi i shoferit të autobusit me 56 persona në bord, ku edhe pas kërkesave që i kanë bërë pasagjerët shoferit për të mos folur në telefon gjatë vozitjes ai nuk i ka dëgjuar.

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775