INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
IN Tv nderohet me këtë çmim nga IMA AWARDS [FOTO]

IN Tv nderohet me këtë çmim nga IMA AWARDS [FOTO]

Publikuar më: 21:57 08-01-2018

InfoMedia Albania, portali i cili edhe këtë vit organizoi çmimet e televizionit, më në fund publikoi fituesit.

Për të pestin vit rradhazi InfoMedia Albania sjell IMA AWARDS, çmimet që vlerësojnë personazhet dhe programet televizive gjatë një viti.
Duke filluar nga 1 Dhjetor 2017 deri më 31 Dhjetor 2017, publiku pati mundësinë të votojë online në portalin e IMA për të përcaktuar fituesit e çmimeve si për televizionet shqiptare ashtu dhe për ato kosovare.
Në çmimet për televizionin shqiptar, ndryshe nga edicionet e kaluara publiku ka vendosur ta ndajë tortën e votimit midis televizioneve kombëtare.

E pas mbylljes së votimeve, IN Tv, është vlerësuar me çmimin Televizioni më i Mirë Muzikor/Entertainment në kategorinë “Televizioni më i Mirë” për të dytin vit rradhazi.
IN Tv falenderon IMA dhe të gjithë ata që votuan!

ima.png

Article Logic
Execution time: 0.0029900074005127