INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ija i shkruan Dua Lipës: “Ngele me llap jashtë”, Bes Kallaku reagon në mënyrë epike...[FOTO]

Ija i shkruan Dua Lipës: “Ngele me llap jashtë”, Bes Kallaku reagon në mënyrë epike...[FOTO]

Publikuar më: 12:36 15-01-2018

Një nga lajmet që bëri xhiron e portaleve para pak ditësh ishte ai i hapjes së një profili në Instagram për Ijen e Bes Kallakut.

Mijëra fansa i janë bashkuar profilit të Ijes duke i dhënë asaj një suport të madh duke marrë parasysh situatat komike që krijon.

Dhe Ija e Besit nuk di të ndalet duke bërë histori me anë të komenteve gallat që lë nëpër postime të ndryshme.

Një prej tyre ka qenë edhe komenti që i ka shkruar këngëtares me origjinë shqiptare dhe famë botërore Dua Lipa.

“Ngele me llap jashtë o tkeqen nona”, ka shkruar Ija në një foto ku Dua ka nxjerr gjuhën.

Dhe nuk ka munguar as reagimi i vet Bes Kallaku i cili e ka postuar “artin” e Ijes duke u shfajësuar komplet nga ky veprim me anë të postimit të një Instastory.

“Pash zotin nuk kam gisht fare unë. O Ije je dashuri” – shkruan Besi mbi foton e Duas ku dallohet qartë komenti i Ijes.

Mesa duke Ija dhe Besi nuk kanë rivalë, ata po e pushtojnë Instagramin me gallata pa fund dita-ditës...

WhatsApp_Image_2018-01-15_at_11.45.18.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607