Wanda Nara e shpreh qartazi se ajo është mjaft e lumtur me bashkëshortin e saj Mauro Icardi dhe asgjë nuk mund ta ndajë familjen e saj të mrekullueshme. Sukseset e burrit në fushën e lojës dhe aftësia e saj për t’i menaxhuar gjërat kanë bërë që çifti të gjejë harmoninë midis tyre.
Por, e pyetur rreth një teme delikate se nëse do dëshironte më fëmijë me argjentinasin Wanda është përgjigjur se: “Unë i adhuroj fëmijët dhe nëse do të ishte për mua do të bëja edhe të gjashtin. Gjithsesi, këtë argument e kemi mbyllur, e kemi biseduar me Mauron që nuk do të bëjmë më fëmijë, ndryshe ai do të më lërë mua dhe të gjithë familjen.”








29 Apr 2026 





