Modelja e famshme që aktualisht është edhe bashkëshortja e Mauro Icardit, Uanda Nara është rrëfyer së fundmi për jetën e saj me kapitenin e Interit. Ajo ka theksuar se kërkon të bëj një tjetër fëmijë, por këtë nuk e don Icardi dhe nuk përjashtohet mundësia që palët të ndahen.
"Unë i adhuroj fëmijët dhe nëse do të ishte për mua do të bëja edhe të gjashtin. Gjithsesi, këtë argument e kemi mbyllur, e kemi biseduar me Mauron që nuk do të bëjmë më fëmijë, ndryshe ai do të më lërë mua dhe të gjithë familjen. Pastaj, ai nuk ka dashur kurrë një djalë, sepse sipas tij mbiemri Ikardi mund ta kushtëzonte në jetë.
I adhuron vajzat dhe është shumë i durueshëm me to, por edhe me të gjithë, një cilësi që mua më mungon. Ikardin e kërkon Barça dhe Reali? Jo, ai është kapiteni dhe do të qëndrojë tek Interi. Një notë si lojtar, në rangun e menaxheres së tij? Po them me bindje që është numri 9 më i fortë në botë për momentin”, tha Uanda Nara.









29 Apr 2026 





