INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tirana barazon me Kamzën, trajneri Mema: ”Ekipi im bën gabime fëmijërore...”

Tirana barazon me Kamzën, trajneri Mema: ”Ekipi im bën gabime fëmijërore...”

Publikuar më: 17:56 27-10-2018

Tirana, mori sot një barazim. Ekipi i Ardian Memës ishte nisur me objektiva të qarta drejt ndeshjes me Kamzën për të marrë pikët e plota, me një ekip, i cili ka pasur goxha probleme kohët e fundit dhe pothuajse kishte përjashtuar gjysmën e futbollistëve të saj nga lista, por nuk ja doli.

Kryeqytetasit kaluan në avantazh me golin e Sentamunt në minutën e 63’. Avantazhi nuk zgjati shumë dhe në minutën e 69-të, Fukui barazoi, duke i lënë bardheblutë të surprizuar nga goli i shpejtë. Më pas në fushën e lojës mund të shihje një Tiranë të çoroditur, e cila vazhdonte të mos kishte koordinim në lojën e saj.

Pas ndeshjes trajneri tha se, goli i pësuar ishte një gabim fëmijëror nga ana e lojtarëve të tij, të cilën një lojtar i Superiores nuk do ta bënte kurrë sipas tij. Ai tha se nuk do t’i tolerojë këto gabime dhe do të marrë masa patjetër.

Me këtë barazim Tirana u ngjit në kuotën e 9 pikëve duke mbajtur vendin e 7-të, ndërkohë që kamzalinjtë kanë siguruar 1 pikë më pak, duke mbajtur vendin e 8-të.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938