Pak kohë më parë bënë shumë bujë në media deklarata e një prej ish të dashurave të Crisitano Ronaldos, Jasmine Lenanrd e cila thoshte se kishte prova komprometuese që mund të ndihmonin Catherine Mayorgën, në gjyqin ndaj portugezit.
Tashmë zyra e avokatisë së Catherine ka konfirmuar se ata kanë kontaktuar drejtpërdrejtë me Jasmine. Këtë e konfirmon edhe zyra ligjore “Stovall&Associates”:
Pas shumë kërkesash nga ana e medias, mund të konfirmoj se zyra jonë ligjore ka marrë kontakte direkte me zonjën Lenard mbi temën ‘Kristiano Ronaldo’, – shkruhet në reagimin zyrtar të ‘Stovall & Associates’. – Arsyeja e udhëtimit në
Londër ka qenë takimi me avokatin Xhonatan Kod dhe klientin e tij, Jasmin Lenard”.
Ish-banorja e “Big Brother” anglez, Jasmin Lenard, e kishte përshkruar 33-vjeçarin portugez si një djalë mamaje multimilioner, por edhe metroseksual, përveçse një psikopat me një personalitet bipolar.
Shumë shpejt pritet të nisë beteja në gjykatën civile të Miamit, pasi të kompletohet dosja e plotë që do të përfaqësojë avokatja e Catherine.








25 Dec 2025 





