Në ditët e sotme paragjykimet se kush është punë burrash apo grash po vijnë drejt fundit. Në futboll rasti më i bujshëm është ai i një trajnereje 30 vjeçare Imke Vubenhorst, e cila po stërvit një ekip të ligës së pestë në Gjermani BV Cloppenburg.
Ajo ndihet mjaft e e sulmuar në këtë pozicion si trajnerja e parë femër e një ekipi meshkujsh. E ftuar në një emision radio, drejtuesi i bëri një pyetje disi “pikante”. Ajo u pyet se nëse lojtarët duhet të veshin tuta përpara se ajo të hyjë në dhomat e zhveshjes, një pyetje tendecioze e cila mori një përgjigje shumë ironike:
“Sigurisht që jo, unë jam profesioniste. E zgjedh ekipin në varësi të madhësisë së penisit”, përgjigje që i ka lënë të gjithë me gojë hapur dhe që po bëhet virale në rrjet dhe jo vetëm.








25 Dec 2025 





