INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I sëmuri bllokohet nga dëbora, transportohet në spital me helikopter

I sëmuri bllokohet nga dëbora, transportohet në spital me helikopter

Publikuar më: 17:35 01-03-2018

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë vendin kanë shfaqur problematika të shumta. Në zonat e thella malore banorët kanë disa ditë që janë të bllokuar, por më problematike janë rastet kur ata janë të sëmurë. Zona të thella të Lezhës janë të bllokuar, ndërsa një person në gjendje të rëndë shëndetësore është transportuar për në spital me helikopter. I sëmuri ishte bllokuar nga bora në fshatin Vela të Lezhës. Mësohet se ambulanca e kishte të pamundur të transportonte të sëmurin, pasi rrugët janë të bllokuara nga dëbora, çka ka bërë të domosdoshëm ndërhyrjen e helikopteri.
Ndërkohë zona të tëra malore janë të bllokuara pas reshjeve të dendura të dëborës gjatë ditëve të fundit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035269260406494