INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I pëlqeu puthja? Pasi u puth në buzë me Roza Latin, shihni çfarë ka bërë tani FERO [VIDEO]

I pëlqeu puthja? Pasi u puth në buzë me Roza Latin, shihni çfarë ka bërë tani FERO [VIDEO]

Publikuar më: 19:30 16-05-2018

Ajo është një nga moderatoret më të dashura në vend dhe së fundmi e kemi parë nën drejtimin e emisionit “Why Not” në Ora News.

Puntatën e fundit ajo kishte të ftuar reperin e njohur Fero dhe i habiti të gjithë. Nisur nga komentet e shumta se Roza dhe reperi Fero kanë "një romancë", moderatorja vendosi që t'ua bënte qejfin të gjithëve dhe u puth në buzë para të gjithëve.

Pasi shpjegoi se nuk është në një lidhje me të, por thjesht e përkrah, në formë suporti ajo guxoi t'i jepte dhe një puthje.

Para se të merrte këtë vendim, ajo u shpreh:

Unë kam intervistuar shumë djem, përse zgjodhët Feron? Hyra në livestream në Instagram dhe isha me mikeshën time Dorina Memën kur mora një koment. Kam 8 muaj që jam në një lidhje me një djalë tjetër, çi keni këto muhabete? Sa herë që futem në livestream dhe më bëjnë komente, më duket se njerëzit duan të na shohin bashkë. Si thua t’ia bëjmë qefin?"

Kjo skenë u komentua shumë, por edhe kanë kaluar disa ditë nga puthja në mes të emisionit, mesa duket Fero nuk e harron dot atë moment dhe ka publikuar sot në profilin e tij në Instagram videon e puthjes.

"Patjetër që po"- shkruan reperi, duke etiketuar në postimin e tij Roza Latin.

Patjeter qe po @roza_lati @zzapnchriss

A post shared by FERO / ALLES BABA (@ferofera) on

 

Article Logic
Execution time: 0.0032668113708496