INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I pandehuri Ervin Salianji shkon në prokurori

I pandehuri Ervin Salianji shkon në prokurori

Publikuar më: 10:27 08-03-2019

Ish-deputeti, Ervin Salianji ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës, ku është thirrur në cilësinë e të pandehurit për dosjen "Babale", nga dy prokurorët e çështjes, Genci Qano dhe Kol Hysenaj.

Salianjit pritet ti komunikohet akuza e “moskallzimit të krimit”.  Salianji është marrë i pandehur, pasi është personi që denoncoi audiopërgjimin.

Gjykata ka urdhëruar organin e akuzës që brenda datës 20 mars të përfundojë hetimet për çështjen.

Veç deputetit të dorëhequr në hetim për këtë cështje janë dhe Albert Veliu i njohur si “Babalja”, personi që imitoi zërin e Agron Xhafës, Fredi Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Përmes një audio-përgjimi të publikuar nga Partia Demokratike, muaj më parë u pretendua se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, fliste me Albert Veliun, njohur si "Babale" për pazare droge.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037858486175537