INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Disa të vërteta mbi DITËN E GRUAS, që daton prej vitit 1909

Disa të vërteta mbi DITËN E GRUAS, që daton prej vitit 1909

Publikuar më: 10:33 08-03-2019

Mbase nuk e dini, por dita e parë ndërkombëtare e gruas u shënua në 28 shkurt 1909 në Shtetet e Bashkuara, pas një deklarate nga Partia Socialiste e Amerikës.

Në gusht 1910, Konferenca Ndërkombëtare të Grave u organizua për t’i paraprirë mbledhjes së përgjithshme të Internacionales së dytë Socialiste në Kopenhagë.
Frymëzuar pjesërisht nga socialistët amerikanë, socialistia gjermane Luise Zietz propozoi krijimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, udhëhequr nga Klara Cetkin, edhe pse nuk ka një datë që të jetë specifikuar në atë konferencë.
Delegatet, 100 gra nga 17 vende, ranë dakord me idenë si një strategji për të promovuar të drejtat e barabarta, duke përfshirë votim, për gratë.
Një vit më pas, më 18 mars, 1911, Dita Ndërkombëtare e Gruas u kremtua për herë të parë nga mbi një milion njerëz në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër. Vetëm në Perandorinë Austro-Hungareze u bënë 300 demonstrata. Në Vjenë, femrat parakaluan në Ringstrasse dhe hodhën parulla në nderim të të rënëve të Komunës së Parisit.
Gratë kërkuan që grave t’u jepet e drejta për të votuar dhe për të mbajtur zyra publike. Ato gjithashtu protestuan kundër diskriminimit të seksit në punësim.
Amerikanët vazhduan të festojnë Ditën e Grave Kombëtare të dielën e fundit të muajit shkurt.
Në 1913 edhe gratë ruse vendosën se Dita e Grave Ndërkombëtare të jetë të dielën e fundit në muajin shkurt (sipas kalendarit Julian përdorur në Rusi).
Në 1917 demonstrata shënoi Ditën Ndërkombëtare të Grave në St.Petersburg të dielën e fundit në muajin shkurt (i cili përkoi më 8 mars në kalendarin Gregorian).

Legjenda e një sakrifice
Mes legjendeva më të njohura për zgjedhjen e ditës është ajo e një ngjarje të zymtë që lidhet me vdekjen e 100 punëtoreve në një fabrikë në Nju Jork.
Pasi kishin bërë grevë prej ditësh për të drejtat e tyre, punëtoret vdiqën për shkak të një zjarri të fuqishëm në stabilimentin ku ishin bllokuar nga pronari për ti ndaluar të dalin. E tmerrshme, por për fat të mirë jo e vërtetë.

Në Rusinë e ftohtë
Një tjetër hipotezë e lidh festën me një manifestim në Shën Petërburg më 23 shkurt 1917, datë që korrespondon me 8 marsin sot, gjatë së cilës gratë ruse dolën në rrugë për të protestuar kundër urisë dhe kërkuar kthimin në shtëpi nga lufta të djmeve dhe burrave. E gjithë bota është një vend…

Article Logic
Execution time: 0.0015349388122559