INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e rrallë e dashurisë/ Njerëzit që nuk qeshin...

Historia e rrallë e dashurisë/ Njerëzit që nuk qeshin...

Publikuar më: 10:21 16-11-2018

E keni lexuar kryeveprën e Hugo-s “Njeriu që qesh”? Historia e rradhës nuk ka të bëjë me buzëqeshjen e ngrirë, por me persona që nuk mund të buzëqeshin.

Bëhet fjalë për një çift i cili për shkak të një gjendje të rrallë shëndetësore, nuk mund të buzëqeshë ose të ndryshojë shprehjet e fytyrës. Por dashuria nuk njeh kufij. Ata kanë rënë në dashuri dhe do të martohen.

Alex Barker nga Britaniadhe Erin Smith nga Karolina e Veriut u takuan në internet në një faqe të mediave sociale për të sëmurët e sindromit Moebius, paraliza e nervave kranial.

Kjo sëmundje besohet se ka prekur më pak se 1.000 njerëz në mbarë botën.

38-vjeçarja Smith u shpreh se kurrë nuk do të besonte se do të binte në dashuri për më tepër me një person të lindur me të njëjtin problem.

“Ne kemi shumë gjëra të tjera të përbashkëta. Është kaq e këndshme të kesh një person që më kupton. E dashuroj theksin e tij britanik”, tha ajo.

Gjendja e tyre ndikon edhe në bashkëbisedimin e çiftit sepse ai duhet të gjejë mënyra të reja për të shprehur emocionet.

“Unë mund të them kur Erin është e lumtur sepse ajo gjithmonë e vë kokën në njërën anë dhe thotë” ooh “, dhe mendoj se edhe pse nuk mund të tregojmë shprehje të fytyrës, ne e njohim mënyrën e njëri-tjetrin. E dallojmë kur jemi të mërzitur ose të frustruar”, u shpreh 45-vjeçari.

Moebius është sindromë shumë e rrallë, gjenetike dhe karakterizohet nga paraliza e plote e fytyrës.

Të prekurit nga kjo sëmundje nuk mund ti mbyllin sytë, të shikojnë nga njëra anë në tjetrën dhe as të formojnë ndonjë shprehje fytyre. Shpesh herë kjo sëmundje shoqërohet me anomali gjymtyrësh, këmbe të shtrembëruara apo me mungese gishtash.

Article Logic
Execution time: 0.0036301612854004