INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I zhgënjyer? Deputeti Ervin Salianji jep dorëheqjen nga posti në PD

I zhgënjyer? Deputeti Ervin Salianji jep dorëheqjen nga posti në PD

Publikuar më: 17:12 21-01-2019

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka dhënë dorëheqjen nga Sekretari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ai metaforikisht me anë të një statusi në facebook PD-në ja hedh fajin “numërimit” që la jashtë!

Salianji shkruan se dorëheqja pas çdo rezultati duhet të kthehet në standart në politikë për çdo mosarritje! Basha i shkriu postin e sekretarit të Aksionit Qytetar Salianjit dhe deputeti as nuk mundi të hyjë në kryesinë e PD në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar, zhvilluar dy ditë më parë. "Gjykoj që çdo herë verdikti duhet lexuar qartë dhe duhen mbajtur përgjegjësi, mendoj që politika dhe Partia Demokratike ka nevojë për vendosjen e një standarti përgjegjësie, ku secili sipas funksionit mban përgjegjësi! Gjykoj që dorëheqja shumë shpesh e munguar në politikë duhet të kthehet standart! Funksioni im politik si sekretar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike i takon të zgjidhet nga kryesia e re, për këtë arsye jap dorëheqjen", shkruan deputeti në FB.

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773