INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Salianji: Veç Ramës kemi dhe një armik tjetër, t’i djegim mandatet

Salianji: Veç Ramës kemi dhe një armik tjetër, t’i djegim mandatet

Publikuar më: 16:42 17-12-2018

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi grupin e deputetëve në selinë blu për të vendosur për pjesëmarrjen apo jo në protestën e studentëve.

Grupi vendosi që deputetët të mos jenë të pranishëm në protestë, ndërsa një mendim është artikuluar nga deputeti Ervin Salianji. Sipas tij, deputetët e opozitës duhet ti djegin mandatet dhe tu bahskohen studentëve. “Nëse kemi një armik të dytë veç Edi Ramës, kemi paqartësinë. Unë mendoj që ne duhet të diskutojmë mirë si grup parlamentar i Partisë Demokratike me njëri-tjetrin, sepse nuk ka qartësi strategjie së pari në mes nesh, kjo vendimarrje nuk është “rrahur mirë” mes nesh. Nuk duhet t’i japim mesazh as demokratëve dhe studentëve që po presin së pari integritet nga ne, që ne do të hyjmë në seancën parlamentare sepse na digjet mandati apo për një rrogë. Unë personalisht mendoj që duhet të djegim mandatet, jo duke pritur afatin, por si akt i qartë politik, t’i bashkohemi studentëve”, mësohet të ketë thënë Salianji.

Article Logic
Execution time: 0.0034658908843994