INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘I kam mbetur peng’, Ledjana ka një kërkesë publike për Mevlanin: Mos më…

‘I kam mbetur peng’, Ledjana ka një kërkesë publike për Mevlanin: Mos më…

Publikuar më: 19:31 17-11-2021

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ledjana Prenga ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”. Ajo nuk iu shpëtoi pyetjeve rreth Mevlanit, për të cilin u përgjigj shumë prerë. Ledjana tha se sipas saj, Mevlani ende nuk e ka kuptuar që mes tyre ka përfunduar gjithçka. Kjo pasi ai vazhdon ta përmendë nëpër intervista, sikur t’i ketë mbetur peng. Ajo i ka kërkuar që të mos e bëjë më diçka të tillë.

"Ai i di shumë mirë gjërat që ka bërë edhe kundrejt meje edhe kundrejt personave të tjerë. E di arsyen pse jam mërzitur, ja kam bërë të qartë kur flisnim ende bashkë. Nuk kam dal nëpër media apo të hedh kunja, madje kur postoj shprehje mi marrin për të, por në fakt jo.
Mendoj që edhe ai duhet ta kuptoj këtë pjesën që janë mbyllyr gjërat dhe mos të më përmend mua në çdo dalje të tij. Vazhdon akoma ta bëj dhe nuk e di pse. I kam mbetur peng përderisa më përmend në çdo emision", është shprehur Ledjana.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035400390625