INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I hoqën këngën nga festivali i RTSH-së, shpërthen keq Kastro Zizo: Bastexhinj, popull dele, po përdhosin artin! [VIDEO]

I hoqën këngën nga festivali i RTSH-së, shpërthen keq Kastro Zizo: Bastexhinj, popull dele, po përdhosin artin! [VIDEO]

Publikuar më: 23:02 17-11-2017

Pas publikimit të listës së këngëtarëve të cilët do konkurojnë në Festivalin e Këngës në RTSH, qarkulluan thashethemet për përjashtimin e Kastro Zizos nga konkurimi. Por për të sqaruar çdo lajm lart e poshtë, Kastro ka dalë për herë të parë publikisht dhe ka shpërthyer ndaj drejtuesve të emisonit e jo vetëm. I ftuar në Top Show Magazinë, Kastro u shpreh se nuk kisht shkuar në festivalin e RTSH-së për të fituar, por për të përçuar disa mesazhe të mira me këngën e tij, e cila siç tha ai vetë, kënga “I huaj” është vals i jetës me lotët e nënave, grave, emigrantëve dhe me këtë këngë donte t’u jepte shpirtin këtyrë njerëzve dhe këtij vendi, që mbeti në një tranzicion madhor. Ai u shpreh gjithashtu se Eurovisioni është festival si ta bësh në Plug të Lushnjes, një festival me lobime gay.
Në një moment, Kastro nuk u përmbajt duket thënë se ata që janë atje (struktura përzgjedhëse e festivalit) janë pazarxhinj, bastexhinj, që as nuk paguajnë dritat. Krejt në fund ka thënë se ky popull është dele. 

Për më tepër shihni videot:

"Nuk e di pse kënga jonë nuk u pranua por ne tashmë e kemi fituar festivalin me këtë këngë!”, u shpreh Kastro.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656