Sot në media ka qarkulluar një lajm dedikuar një kënge të re, bashkëpunim të Yllka Kuqit dhe Sinan Hoxhës, sigurisht me motive popullore.
Dy këngëtarët janë gjykuar si shumë të afërt në disa skena gjatë klipit, gjë që Andrra se ka pritur fare mirë.
Me një foto nga lajmi ka dhënë vetëm një koment: “Turp”.
Të jetë ky reagim xhelozie nga ana Andrrës apo thjesht besdi nga titujt e ekzagjëruar, këtë nuk e dimë, ama dukshëm është prekur nga fjalët e shkruara.Përgjatë ditëve të fundit në rrjet qarkulloi një foto ku pretendohej se ishte Bruno në momente intime me një vajzë.
Në puntatën e sotme të “Përputhen” kjo foto u transmetua në ekran. Bruno sqaroi se nuk është ai djali në foto dhe këtë e vërtetoi me tatuazhet në trupin e tij.
“Më vjen keq që kanë dalë këto imazhe dhe për njerëzit që janë në foto, por unë nuk jam. Unë kam tatuazh që 18 vjeç në qafë, ndërsa ai nuk e ka sepse e kam parë foton pa filtra. Nëse tregohet dhe pa filtra duket fare mirë se fytyra ime nuk përkon me fytyrën e djalit në foto. Vërtetë nuk jam aty, po nuk është diçka e bukur për t’u parë”, u shpreh ai.
Brunos i doli në krah dhe Efi e cila shtoi se edhe tatuazhi në krah ndryshon.









10 Dec 2025 





