INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humb jetën nga COVID-19 skulptori i famshëm shqiptar [FOTO]

Humb jetën nga COVID-19 skulptori i famshëm shqiptar [FOTO]

Publikuar më: 14:29 09-08-2020

Skulptori i njohur Arben Bajo, 53 vjeç, e ka humbur betejën me COVID-19.

Lajmi i trishtë për vdekjen e tij është konfirmuar nga miqtë, një ditë pas thirrjes së dëshpëruar për gjak që kërkohej për skulptorin.


“Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk ia doli dot, fitoi Covid-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Arbër Kadia.

Bajo ka luftuar prej ditësh me COVID-19, por ditët e fundit gjendja e tij u bë më kritike. Ai ishte i intubuar në spitalin Infektiv.

53-vjeçari Arben Bajo, me profesion skulptor dhe pedagog tek Universiteti i Arteve, ka çelur disa ekspozita personale brenda edhe jashtë vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0032119750976562