INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor, shikoni çfarë thotë në këtë ditë festash. Mos e humbisni

Horoskopi ditor, shikoni çfarë thotë në këtë ditë festash. Mos e humbisni

Publikuar më: 13:26 25-12-2017

Horoskopi ditor, 25 Dhjetor 2017

Dashi – Kjo ditë do jetë pozitive për të dashuruarit. Do i arrini të gjitha objektivat që do i vini vetes dhe do ndiheni krenarë. Pasdite përgatituni për ndonjë surprizë nga partneri. Në planin financiar do e keni më të qarte situatën në të cilën ndodheni dhe do hidhni hapat e duhura për ta përmirësuar me tepër.

Demi – Jeta juaj ne çift nuk do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite. Secili do ketë idetë dhe mendimet e tij lidhur me një çështje dhe duke mos hapur rrugë, situata mund te behet problematike. Ekuilibri financiar në shumë momente do jetë i trazuar.

Binjakët – Do jeni akoma më tolerantë sot ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do vijë duke u përmirësuar. Nëse vazhdoni me këtë mënyrë sjelljeje shume shpejt do merrni edhe një vendim te rëndësishëm. Në planin financiar do dini si t’i kryeni me kujdes e maturi shpenzimet kështu që gjendja do mbetet e mirë.

Gaforrja – Ju që jeni neë një lidhje ka mundësi të merrni disa vendime te mëdha sot dhe do futeni në një etapë shumë më të bukur. Pasdite dhe në mbrëmje nuk do mungojnë as surprizat. Nëse me shpenzimet tregoheni impulsive, situata financiare do marrë tatëpjetën e shumë shpejt do mbeteni pa para.

Luani – Çdo gjë do ecë ashtu si e kishit planifikuar sot ju te dashuruarit. Komunikimi do jetë i kënaqshëm dhe për këtë do ju kenë zili te gjithë. Me shpenzimet do jeni goxha impulsivë dhe ka mundësi të bëni gabime të pafalshme e me pasoja tek e ardhmja.

Virgjëresha – Nëse jeni në një lidhje mundohuni të jeni më liberalë dhe nga ana tjetër t’ua vini më shumë veshin këshillave të partnerit. Vetëm kështu marrëdhënia ne çift do ecë si duhet. Në planin financiar do ketë disa përmirësime te vogla, por që do ju bëjnë të ndiheni shumë më mirë nga pak ditë më parë.

Peshorja – Ditë e këndshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do jeni të logjikshëm për çdo gjë që do thoni e që do bëni prandaj mes jush dhe partnerit nuk do lindë asnjë mosmarrëveshje. Financat duhet t’i keni më tepër në vëmendje dhe gjendja ka për t’u përmirësuar shpejt.

Akrepi – Për gjithë ata që janë në një lidhje, kjo e sotmja ka për të qenë shumë e bukur dhe me diell. Do argëtoheni pafund pranë njeri-tjetrin dhe debatet do mungojnë tërësisht. Financat do jenë shumë më të kënaqshme, megjithatë mirë është që përveç shpenzimeve të domosdoshme të mos e teproni.

Shigjetari – Dite e paqëndrueshme ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do keni shpesh kontradikta me partnerin, por pas pak minutash do pendoheni për ato që keni thënë dhe do kërkoni falje me mënyra të veçanta. Për menaxhimin e financave më mirë këshillohuni me specialistë dhe do dilni të fituar.

Bricjapi– Ka shumë mundësi të mos i qëndroni besnikë partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe kjo do sjellë probleme të mëdha. Nga një gabim i pamenduar mund të shkatërroni gjithçka të bukur që e keni ndërtuar me mundim. Në planin financiar nuk ka për të pasur vështirësi të mëdha kështu që pjesën më të madhe të kohës do ndiheni të qetë.

Ujori – Nëse keni ndonjë dyshim për partnerin tuaj mundohuni të flisni sa më hapur me të që të sqaroni gjithçka. Nëse mundoheni ta kontrolloni fshehurazi keni për të pasur vërtet probleme. Financat do i mbani gjatë gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do ju dalin të papritura.

Peshqit – Sot do jeni shumë më optimistë ju të dashuruarit dhe do bëni gjithçka që të kaloni çaste të lumtura me atë që keni në krah. Buzëqeshja dhe emocionet do mbizotërojnë në çdo moment. Me shpenzimet do jeni shumë të logjikshëm kështu që gjendja do vazhdojë të mbetet e mirë dhe aspak problematike.

Article Logic
Execution time: 0.0038681030273438